Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ESHKÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv. Thahet shumë, bëhet si eshkë. Është eshkosur buka.
2. vetv. Thahet nga etja, nga zjarrmia etj. (për gojën, buzët). Iu eshkosën buzët. M’u eshkosën duart.
3. vetv., fig. Humbet gjallërinë, fishket. Po eshkosem këto vite.
4. pës. e ESHKÓS. Zemra eshkoset nga dallgët e jetës.
✱Sin.: thahet, fishket, rrudhet, teret, rreshket.
ESHKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E thaj shumë diçka, e bëj si eshkë. E eshkose byrekun. 2. fig. E bëj që të humbasë krejt gjallërinë; fishk. ✱Sin.: thaj, fishk, rrudh, ter, rreshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur eshkos diçka ose kur eshkoset. Eshkosja e buzëve.2. Gjendja kur diçka është e eshkosur. Eshkosja e thembrave.✱Sin.: tharje, fishkje, rrudhje, terje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë si eshkë, që është tharë; që është eshkosur. Bukë e eshkosur. Buzë të eshkosura.2. fig. Që ka humbur gjallërinë, i fishkur. Fytyrë e eshkosur. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë