Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉSHK/Ë,~A f. 1. Bulledër e zier dhe e tharë që përdoret për ta ndezur me uror. Eshkë e tharë. Ziej eshkën. Ndez me eshkë. Zuri (mori zjarr) eshka. Digjet si eshka digjet ngadalë e pa flakë. Të djeg si eshka të djeg pa e kuptuar. Është bërë si eshkë është tharë e është rrudhur shumë.
2. Qymyr druri që e përdorin farkëtarët. Bëj eshkë. Hedh eshkë në farkë.
3. si mb. Shumë i tharë; shumë i thatë e i rrudhur. Barutin e mbajmë eshkë. U bë eshkë u tha shumë.
4. si ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrat i thatë, i rrudhur). Ishte bërë eshkë e thatë.
♦ M’u bë zemra eshkë nuk e ndiej më as gëzimin e as hidhërimin, jam i mpirë, jam si pa ndjenja; m’u tha zemra. Godit *strallin të marrë eshka (dikush). E kam eshkë (gojën) nuk shijoj asgjë, s’ndiej shije për asnjë ushqim; më është tharë goja. I është lagur (i është qullur) eshka (dikujt) është në gjendje të keqe ekonomike, është si mos më keq; e ka hambarin dërrasë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); kund. i pjell edhe mushka. (Shkojnë) si eshka me urorin (me masatin) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, zihen e grihen vazhdimisht, ndizen kundër njëri-tjetrit; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen. S’i zuri eshka (dikujt) iron. nuk ia arriti qëllimit, nuk i shkoi fjala; i mbeti luga në qull.
ESHK,~U m., bised. Etje e madhe për ujë ose për pije. Kam eshk. E piu me eshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓR,~E mb. Që është në trajtë eshke. Boçet eshkore të frutave. Fytyra eshkore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Qese e vogël për të mbajtur eshkën, gurin e zjarrit dhe urorin. Nxori eshkoren. E futi në eshkore. Mbante gjithnjë eshkore me vete.
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E thaj shumë diçka, e bëj si eshkë. E eshkose byrekun. 2. fig. E bëj që të humbasë krejt gjallërinë; fishk. ✱Sin.: thaj, fishk, rrudh, ter, rreshk.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ESHKÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv. Thahet shumë, bëhet si eshkë. Është eshkosur buka.2. vetv. Thahet nga etja, nga zjarrmia etj. (për gojën, buzët). Iu eshkosën buzët. M’u eshk…
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur eshkos diçka ose kur eshkoset. Eshkosja e buzëve.2. Gjendja kur diçka është e eshkosur. Eshkosja e thembrave.✱Sin.: tharje, fishkje, rrudhje, terje, …
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë si eshkë, që është tharë; që është eshkosur. Bukë e eshkosur. Buzë të eshkosura.2. fig. Që ka humbur gjallërinë, i fishkur. Fytyrë e eshkosur. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ESHKÚAR (i, e) mb. I eshkosur. Në tokën e eshkuar nga vapa përvëluese. Frutat e eshkuara të fundit të vjeshtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉSHK/Ë,~A f. 1. Bulledër e zier dhe e tharë që përdoret për ta ndezur me uror. Eshkë e tharë. Ziej eshkën. Ndez me eshkë. Zuri (mori zjarr) eshka. Digjet si eshka digjet ngadalë e …
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉSHKËT (i, e) mb. 1. Që përdoret për të bërë eshkë. Kërpudhë e eshkët. 2. Që nuk digjet mirë e nuk bën prush (për drutë). Dru i eshkët. 3. fig. Që është i thatë e i rrudhur (për nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë