Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉRRËT (i, e) mb. 1. Që është pa dritë; që merr shumë pak dritë; kund. i ndriçuar. Natë e errët natë pa hënë. Dhomë e errët edhe foto. Shkallë të errëta. Shpellë e errët. Pyll i errët. Qiell i errët qiell i mbuluar me re. Pus i errët shumë i errët.
2. Që ka ngjyrë të afërt me të zezën; i mbyllur; kund. i hapur, i çelur. Ngjyrë e errët. E kuqe (blu, e gjelbër) e errët. Kostum (stof) i errët. Syze të errëta. Do t’u vija çarçafë të errët bujtësve. Flokë të errët të dendur.
3. fig. Që është i vështirë për t’u kuptuar ose për t’u shpjeguar, i paqartë; kund. i qartë. Vepër e errët. Pika të errëta. Periudhë e errët. Çështje e errët. Perspektivë e errët. Koncept shumë i errët. Lanë shumë pika të paqarta dhe të errëta.
4. fig. Që ka diçka jo të mirë a të fshehtë; që vepron në fshehtësi për qëllime të këqija. Punë të errëta. Qëllime (synime, plane) të errëta. Me rrugë (me mënyra) të errëta.
5. fig. Që është i mbushur me shqetësime e me vuajtje. E kaluara e errët. Në shekujt e errët (në vitet e errëta) të diktaturës. Kohët e errëta që kanë kapërcyer dy popujt.
6. fig. Që sjell prapambetje e padituri. Regjim i errët. Forcat e errëta. Norma të errëta kanunore. Botëkuptime të errëta.
7. fig. I vrenjtur, i ngrysur. Fytyrë e errët. Vështrim i errët.
✱Sin.: i errësuar, errëtak, i errur, i errshëm, i nxirë, i vrenjtur, i mjegulluar, i mbyllur, i ngrysur, i paqartë, i pakuptueshëm, i fshehtë, i panjohur, i dyshimtë.
♦ Në *ditë të errët. Me *mendje të errët. E sheh me *syze të errëta (diçka) libr.
ERR vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. E mbaj dikë derisa ta zërë nata. Më erri nata më zuri nata. - Mos më err!
2. E lë dikë pa dritë, errësoj. Retë e errën qiellin. Po ia err dhe atë pak shikim që i ka mbetur. Si muzgu kur err botën.
3. vet. v. III Më verbon (për dritën e fortë). M’i erri sytë dielli.
4. fig. E bëj të mjerë a fatkeq, nxij. Ia erri jetën.
✱Sin.: vonoj, verboj, errësoj, nxij, mjeroj.
ERRËTÁK,~E mb., libr. I errët. Duke u bartur si kujtim errëtak. Periudhë errëtake. Figura errëtake. Synimet errëtake.
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËTÍ,~A f. Errësirë, terr. Shikimin e verbonte errëtia. Fëmijët të mos i trembë errëtia.
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Errësim. Errëtime metaforash. Errëtime të shumta. Errëtim njerëzor. Mes errëtimit të ferexheve dhe syve të zbuluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur errësoj diçka ose kur errësohem. Errësimi i diellit. Materiale që bëjnë errësimin e xhamave.2. Gjendja kur errësohet diçka; kund. ndriçim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mungesë e dritës a e ndriçimit; vend i errët; kund. dritë. Errësirë e plotë (e thellë, e madhe). Nga errësira në dritë. Jam (rri, eci) në errësirë. U…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ERRËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Dobësohet drita, ndriçimi etj.; bëhet i errët a më i errët; kund. ndriçohet. U errësua drita. M’u errësua vështrimi. M’u er…
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lë pa dritë a pa ndriçim diçka; ia dobësoj ose ia pengoj dritën a ndriçimin; kund. ndriçoj. Errësoj dhomën. Retë e errësuan diellin. Nata kishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë i errët, që i dobësohet gjithnjë e më shumë drita; që është errësuar; kund. i ndriçuar. Dhomë e errësuar. Vend i errësuar. Rrugë të errësuara. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ERRËSÚES,~E mb. Që e bën pamjen të errët, që ia dobëson dritën; që errëson. Xham errësues. Përdorimi i filmave errësues. Lloji i materialit errësues. Veshjet errësuese të xhamave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë