Fjalori
ERRËSOJ

ERRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lë pa dritë a pa ndriçim diçka; ia dobësoj ose ia pengoj dritën a ndriçimin; kund. ndriçoj. Errësoj dhomën. Retë e errësuan diellin. Nata kishte errësuar pahun e gjithçkaje. Do t’i errësoj yjet.
2. E bëj më të errët një ngjyrë. Errësoj ngjyrën e gjelbër. Ndotja po errëson ngjyrën e ujit.
3. fig. E bëjhumbasë qartësinë mendore; kund. kthjelloj. I errëson mendjen (arsyen). Veprojnë duke errësuar ndërgjegjen e tyre. Errëson vetëdijen e individit.
4. fig. Ia ul a ia zbeh me qëllim dikujt a diçkaje vlerën e rëndësinë. Errësoi punën (meritat) e dikujt. Errëson realitetin. Do që të na errësojë kontributin.
5. fig. Ia dobësoj forcën a shkëlqimin diçkaje; kund. ndriçoj. Errëson perspektivën për një jetë më të mirë. Mendimet e trishtuara ia errësonin sytë e kaltër. Këtë atmosferë do ta errësonte lufta.
6. fig. prapa, ia kaloj dikujtaftësi, në punë etj. Ai djalosh e errësoi mjeshtrin e vet për pak vite.
Sin.: zë, err, zbeh, mjegulloj, nxij, terroj.
Ma errësoi *mendjen (dikush a diçka).


Rezultate të ngjashme

►ERRËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Dobësohet drita, ndriçimi etj.; bëhet i errët a më i errët; kund. ndriçohet. U errësua drita. M’u errësua vështrimi. M’u er…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.