Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►ERRËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Dobësohet drita, ndriçimi etj.; bëhet i errët a më i errët; kund. ndriçohet. U errësua drita. M’u errësua vështrimi. M’u errësuan sytë. Pudra errësohet edhe më shumë. Lëkura do të errësohet dalëngadalë.
2. vetv., vet. v. III Bie errësira e mbrëmjes, ngryset; kund. gdhihet. Nuk ishte errësuar ende. Errësohet më herët tani. Mbërriti para se të errësohej.
3. vetv., fig. Vrenjtem në fytyrë. Drita që kishte në sy i errësohej. U errësua kur pa që hyri në dhomë. Errësohej në fytyrë kur ia dëgjonte emrin.
4. vetv., fig. Zbehet vlera e diçkaje. Lumturia nuk errësohet me rënie në zona depresive.
5. vetv., vet. v. III, fig. Humbet qartësia a mundësia për të kuptuar; kund. kthjellohem. Kur e kujtoj, mendja më errësohet. Në këtë histori gjithçka sa vjen dhe errësohet.
6. pës. e ERRËSÓJ. Drita do të errësohet nga retë. Marrëdhëniet e mira midis dy kombeve po errësoheshin për një marrëzi. Ngazëllimi errësohej nga ankthi.
✱Sin.: erret, dobësohet, ngryset, vrenjtem, nxihem, zhduket, mjegullohet, zbehet.
♦ M’u errësua *bota. M’u errësua *mendja. M’u errësuan (m’u errën) *sytë. M’u errësua *vendi.
ERRËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E lë pa dritë a pa ndriçim diçka; ia dobësoj ose ia pengoj dritën a ndriçimin; kund. ndriçoj. Errësoj dhomën. Retë e errësuan diellin. Nata kishte…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë