Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ERR vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. E mbaj dikë derisa ta zërë nata. Më erri nata më zuri nata. - Mos më err!
2. E lë dikë pa dritë, errësoj. Retë e errën qiellin. Po ia err dhe atë pak shikim që i ka mbetur. Si muzgu kur err botën.
3. vet. v. III Më verbon (për dritën e fortë). M’i erri sytë dielli.
4. fig. E bëj të mjerë a fatkeq, nxij. Ia erri jetën.
✱Sin.: vonoj, verboj, errësoj, nxij, mjeroj.
►ÉRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Errësohet, ngryset; kund. gdhihet. Filloi të erret. E ndoqën anijen derisa u err. Dita do të erret mbi ta. 2. vetv. Më zë nata; ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →ERREZÍ ndajf. Shumë i mërzitur. Jemi mësuar të jetojmë errezi. Jam errezi sot. E shoh errezi botën.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRGJ/Ë,~A f., krahin. Ëndja për të fjetur në mëngjes; lodhje, dobësi. Njeri me errgjë. I ra një errgjë. Kam errgjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRJ/E,~A f. Errësim. Errje e plotë. Kam errje sysh. Errja e syve për pushtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Pinus peuce) Arné.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRTAS ndajf., libr. Errët. Më pa errtas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRUR (i, e) mb. I errësuar. Qiell i errur. Me sy të errur nga zilia. Prapa xhamave të errur. Toka e errur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRUR,~IT (të) as. Koha kur nis të erret; mbrëmja e vonë. Erdhi ndaj (në) të errur. Erdhi të errurit. Në të errur arritën në varreza. Mbërritja do të jetë në të errur.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRËT (i, e) mb. 1. Që është pa dritë; që merr shumë pak dritë; kund. i ndriçuar. Natë e errët natë pa hënë. Dhomë e errët edhe foto. Shkallë të errëta. Shpellë e errët. Pyll i err…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉRRËT ndajf. 1. Në errësirë; vonë në mbrëmje; kund. qartë. Është errët. Erdhi kur ishte bërë errët. Në park ishte errët. 2. Në mënyrë të paqartë. Flet (shkruan) errët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë