Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉRËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT Pluhura erëkëndshme (kanella, piperi, shafrani etj.) ose bimë erëkëndshme (majdanozi, kopra, rozmarina etj.), që shtihen në gjellë dhe në gatesa të tjera për t’i pasuruar ato në aroma, shije dhe vlera ushqyese. Erëza natyrore. Kjo erëz ka ndikim të mahnitshëm në organizëm. Vetëm një erëz hidhi gjellës. Erëza bimësh tropikale. Gjellë me erëza. I shtie (i hedh) erëza. Gatuaj mishin me erëza. Dyqan erëzash.
ÉRËZA,~TII f. vet. sh., euf., krahin. Bajga të thata bagëtish. Ndizte zjarr me erëza.
Shfaq përkufizimin e plotë →ERËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur erëzon diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →►ERËZ/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Erëtohem.2. pës. e ERËZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →ERËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Erëtoj.2. jokal., vet. v. III Lëshon erë të mirë; kundërmon. Erëzojnë lulet. Tufë barnash që erëzojnë. Trëndafilat po erëzojnë. Buzëqeshja jote erë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ERËZUAR (i, e) mb. 1. I erëtuar. 2. Që i janë hedhur erëza, që është i pasur në erëza (për një ushqim). Mish i pjekur me kujdes dhe i erëzuar. Vetitë ushqyese të ushqimit të erëzua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë