Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ERËTREGÚES,~I m. sh. ~, ~IT meteor. Aparat i posaçëm që tregon drejtimin e erës i përbërë nga një shigjetë që rrotullohet në një bosht vertikal, zakonisht edhe me një tregues të pikave të horizontit. Një erëtregues mbi një kambanar të vjetër. Erëtreguesi synon të zërë pozicion horizontal. Drejtimi përcaktohet me erëtreguesin. Të gjitha kishat e vjetra kishin erëtregues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë