Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EPITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. let. Fjalë përcaktuese pranë emrit të një qenieje, të një sendi etj. që shpreh një tipar karakteristik ose rrit shprehësinë e ligjërimit; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës). Nuk e përshkruante asnjë epitet tjetër.
2. gjuh. Mbiemër cilësor që lidhet drejtpërdrejt me emrin e përcaktuar pa ndërmjetësinë e ndonjë foljeje. Epiteti në funksion të përcaktorit. Gjeni epitetet në fjali.
EPITETÍK,~EI mb. let. Që lidhet me epitetin, i epitetit; që është krijuar prej epitetesh. Ndërtimi epitetik. Krijoi edhe një fjalor epitetik. Segment epitetik. Cilësime epitetike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EPITETÍK,~EII mb. gjuh. Që lidhet me epitezën, i epitezës; që është karakteristik për epitezën. Tingull epitetik. Zanore epitetike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë