Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EPIGRAFÍ,~A f. 1. Degë e arkeologjisë që studion mbishkrimet e vjetra. Bazat e epigrafisë. Vijues i traditës së studimeve në fushën e epigrafisë. Për epigrafinë kjo vulë paraqet shumë interes. Kontributi i tij në epigrafinë e kishave dhe ikonave të Shqipërisë.
2. Tërësi e epigrafeve në një gjuhë a qytetërim të caktuar. Burim i besueshëm për të dokumentuar epigrafinë e mbijetuar të antikitetit klasik. Epigrafia bizantine. Epigrafia paleokristiane.
EPIGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj. Iu kujtua dhe epigrafi i atij varri. Kopja e një epigrafi të rrallë e ekspozuar në muze. Epigrafi mbi këtë monument kujton sakrificat e atyre që luftuan për lirinë.
2. let. Citat i shkurtër a fjalë e urtë që një autor e vë në krye të veprës ose në fillim të një kapitulli. Epigraf i goditur. Vë një epigraf. Për epigraf kam zgjedhur dy vargje. Romani nis me një epigraf.
3. si mb. Që është studiues a specialist i epigrafisë. Studiues epigraf.
EPIGRAFÍK,~E mb. Që lidhet me epigrafinë, i epigrafisë. Dokumentacion epigrafik. Materiali epigrafik. Mbishkrimi epigrafik. Themelues i misionit arkeologjik dhe epigrafik në Shqipë…
Shfaq përkufizimin e plotë →EPIGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj. Iu kujtua dhe epigrafi i atij varri. Kopja e një epigrafi të rrallë e eksp…
Shfaq përkufizimin e plotë →EPIGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbishkrim në vargje që grekët e vjetër e vinin në një përmendore, në një statujë, në ballë të ndonjë tempulli etj. për të shpjeguar qëllimin dhe rëndës…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë