Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉNGJË/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. fet. Qenie e mbinatyrshme që i shërben Zotit në sferën qiellore dhe që dërgohet te njerëzit për t’u zbuluar atyre vullnetin a fjalën e Tij ose për t…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLÍSHT ndajf. Në mënyrë engjëllore, pafajësisht. E ulur engjëllisht në bar. Pastaj do të brohoras engjëllisht. Engjëllisht ishte i betuar të bënte mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLIZÍM,~I m. Engjëllzim. Ishte engjëllizimi i mbretit të ardhshëm. Ngjitja lart drejt engjëllizimit e këtyre shpirtrave. Është i paracaktuar engjëllizimi me kohë i atyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. Engjëllzoj. Poeti e engjëllizon heroin kombëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLÓR,~E mb. 1. fet. Që lidhet me engjëllin, i engjëllit; që i përket engjëllit a engjëjve. Figurë engjëllore. Krahë engjëllore. Ushtria engjëllore. Shenja të udhëzimit engjëll…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLÚAR (i, e) mb., poet. I engjëllizuar. Për ju djem të engjëlluar. Nimfë e engjëlluar. Miku im i engjëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT përk. Djalë me shpirt të pastër, i urtë e i dashur; vogëlush i bukur. - Engjëllushi im! - Engjëllushi i gjyshit! Këto ditë lind engjëllushin e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET përk. Vajzë me shpirt të pastër, e urtë dhe e dashur; vogëlushe bukuroshe. Engjëllushja ime. Engjëllushja e babait (e mamasë). Engjëllushja që ua mo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLZÍM,~I m. Veprimi kur engjëllzoj dikë. Një engjëllzim i njeriut.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENGJËLLZ/ÓJ vep.,~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E kthej në engjëll; e adhuroj si engjëll. E ka engjëllzuar të birin. Në ëndrra e engjëllzoj fytyrën tënde.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë