Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ENDEMÍK,~E mb. 1. mjek. Që lidhet me endeminë, i endemisë; që është karakteristik për endeminë. Ky virus mund të bëhet endemik. Niveli normal i pritshëm endemik. Statusi endemik i sëmundjes. Sëmundje endemike.
2. biol. Që ka të bëjë me një territor të caktuar, që gjendet vetëm në një territor; vendës. Bimë endemike. Një lloj tulipani endemik. Lloje endemike. Një oazë e specieve endemike në zemër të rivierës shqiptare. Flora endemike.
ENDEMÍ,~A f., mjek. Sëmundje që shfaqet në një popullsi të caktuar ose në një vend. Endemia prek disa popullata. Pandemia do të shndërrohet shpejt në endemi. Endemitë lokale. Tek n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë