Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ENDACÁK,~E mb. 1. Që nuk ka vendbanim ose vendqëndrim të caktuar; që e ndërron vazhdimisht vendin e banimit; që është karakteristik për një endacak. Njeri endacak. Fise endacake. Jetë endacake. Kampingje të ngritura nga turistë endacakë. Predikues endacak. Ngazëllim prej cigani endacak. Trupa teatri endacake
2. Që endet pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar, bredharak. Çapitej filozofi endacak. Kapet vjedhësi endacak. Djaloshi endacak.
3. Që shtegton (për kafshët); që jeton nëpër rrugë. Peshq endacakë. Lehu një qen endacak. Sterilizimi i kafshëve endacake.
✱Sin.: bredharak, bredhacak, shtegtar, nomad.
ENDACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që s’ka vendbanim ose vendqëndrim të caktuar; ai që e ndërron shpesh vendin e banimit. Kishte zgjedhur të bënte jetën e një endacaku. Rekordi i endacakut vjedhës. Ikja pa zhurmë e endacakut. Rrëfimi i aventurës dashurore të endacakut.
2. Ai që endet pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar. Endacaku është gjendur përjashta zonës së repartit. Lajmi bënte fjalë për vdekjen e një endacaku në qytetin bregdetar.
ENDACÁK,~E mb. 1. Që nuk ka vendbanim ose vendqëndrim të caktuar; që e ndërron vazhdimisht vendin e banimit; që është karakteristik për një endacak. Njeri endacak. Fise endacake. J…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENDACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që s’ka vendbanim ose vendqëndrim të caktuar; ai që e ndërron shpesh vendin e banimit. Kishte zgjedhur të bënte jetën e një endacaku. Rekordi i e…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENDACÁKSHËM ndajf., poet. Në mënyrë endacake. Jeton endacakshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENDACAKËRÍ,~A f. Jetë prej endacaku; stil jete prej endacaku. Jeta është një endacakëri. Një endacakëri e cila mbaron kur arrin qytetin e ëndrrave. Kur flitet për arabët e moçëm, s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë