Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ENDI vep.,~A, ~UR kal. 1. dhe jokal. Bëj pëlhurë, cohë etj. në vegjë ose në tezgjah duke gërshetuar fijet e perit; shtrij fijet e majës për t’i mbështjellë në shul; kund. çend. End pëlhurë. End qilimin. End në vegjë (në tezgjah). Këtë ma ka endur gjyshja. Dëgjohet nëna duke endur në tezgjah.
2. vet. v. III Thur me fijet që nxjerr vetë (për merimangën dhe për krimbin e mëndafshit). Merimanga end pëlhurën. Krimbi i mëndafshit end për të jetuar. End rrjetën e vet ditë me radhë.
3. Thur (një shportë, një kurorë etj.) me thupra, me fije etj. Më endi një kurorë me luledele. Buzë detit artizanë endnin çadra plazhi. Endnin me kashtë rrogoza për plazhistët.
4. fig. Krijoj; thur, trilloj. End vjersha (këngë). Endin intriga (komplote). Kalon kohë duke endur gënjeshtra.
✱Sin.: thur, vegjoj, vej, indoj, krijoj, shestoj, trilloj.
ENDII vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj dikë që të shkojë e të vijë disa herë, e sjell rrotull. E endi ca ditë, pastaj i mbaroi punë. Mos më end më për këtë punë. E endi me muaj për një vend pune.
2. vet. v. III Shtrin a përhap në një hapësirë të gjerë. Hëna end dritën mbi male. Endi shikimin në sallë.
✱Sin.: sorollat, shtrin, përhap.
ÉNDAS ndajf., krahin. Ngadalë. I bën punët endas.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENDÉ ndajf. 1. Deri në kohën kur flasim ose për të cilën flasim. Rron ende. Punon ende. Ende nuk ka ardhur. Ende nuk ishte nisur. 2. Edhe më, edhe ca, si masë a sasi. Do ende miell…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÉND/EMII jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj e vij disa herë diku, bredh andej-këtej; sorollatem. Endet rrugëve. Endem andej-këtej (kot). Jam endur që prej mëngjesit. - A mund të e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ÉND/ETI jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III, pës. e END. Rrjeta e merimangës ishte endur e trashë. Kohë përpara se pëlhura të endej, punëtori e mori pagën e vet. Endet në vegjë (në tez…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉNDJ/E,~AI f. Veprimi kur end në tezgjah apo vegjë ose kur endet diçka; kund. çendje. Endja e pëlhurës (e stofit). Punëtor i endjes. Reparti i endjes. Endja e çentros ishte mjeshtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉNDJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Veprimi a gjendja kur endII dikë apo kur endemII. Endjet nëpër male. Endja lart e poshtë. Nga endjet e mia në këtë jetë. Endje pa qëllim këtu-atje. ✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENDTH,~I m. Endë. Endthi i sanës. Endthi i misrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉNDURI (i, e) mb. Që është punuar në vegjë ose në tezgjah, që është endur; kund. i çendur. Pëlhurë (rrobë) e endur. Metal i endur. Kanotierë me lidhje në qafë e endur me grep. Qili…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉND/Ë,~AI f. 1. bot. Pjalm. Enda e ullirit. Enda e kumbullës te krahët e bletës.2. Lulet e imëta si pjalm te disa drurë a shkurre zakonisht në pranverë; endëz. Enda e shqopës. U bë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ÉND/Ë,~AII f., krahin. Rrjetë merimange; endëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë