Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ENCIKLOPEDÍZ/ËM,~MI m. 1. Dije të gjithanshme, njohuri enciklopedike. Ky enciklopedizëm pasurohet nga hulumtime. Në artikuj spikat enciklopedizmi i tij. Enciklopedizmi i tij në fusha të ndryshme të dijes. Më tërhiqte enciklopedizmi i tij.
2. Mënyra e paraqitjes dhe e interpretimit të informacionit si në enciklopedi. Libri tjetër ka po atë enciklopedizëm edhe të librit të parë. Enciklopedizmi synon të përfshijë një gamë të gjerë njohurish në një vepër të vetme. Antologjia karakterizohej nga enciklopedizmi i nevojshëm.
ENCIKLÍK,~E mb., fet. Që lidhet me enciklikën, i enciklikës; që ka të bëjë me enciklikën. Kjo letër enciklike. Mesazhi enciklik i Papës. Letra polemizuese enciklike dërguar të nipi…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fet. Qarkore e Papës që u dërgohet peshkopëve të të gjithë botës ose të një krahine. Enciklikë për të gjithë. Enciklikë e re. Është një enciklikë shoqë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLOPEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vepër e madhe shkencore që jep informacion për të gjitha fushat e dijes a të veprimtarisë të paraqitura në trajtën e një fjalori; vepër e tillë që përf…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLOPEDÍK,~E mb. 1. Që lidhet me enciklopedinë, i enciklopedisë; që ka të bëjë me enciklopedinë. Botim enciklopedik. Kosova në vështrim enciklopedik. Artikull enciklopedik. Info…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLOPEDÍST,~E mb. Që shfaq dije enciklopedike. Studiuesi enciklopedist. Mendim enciklopedist. Rilindësi enciklopedist.
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLOPEDÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Ai që ka dije shumë të gjera. Enciklopedisti tiranas. Iluminizmi i enciklopedistëve të famshëm francezë. Enciklopedisti i majave më të lart…
Shfaq përkufizimin e plotë →ENCIKLOPEDÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. 1. Ajo që ka dije shumë të gjera. Regjisorja ishte një enciklopediste e vërtetë. 2. Ajo që merret me hartimin e një enciklopedie.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë