Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EMPIRÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Rrymë filozofike që pranon si të vetmin burim të dijes perceptimin me anë të shqisave, përvojën e praktikën. Empirizëm materialist (idealist). Kundërvënia mes empirizmit dhe racionalizmit. Ndikimi i empirizmit në studimet gjuhësore.
2. libr. Metodë pune ose prirje për të vepruar duke u mbështetur vetëm në vëzhgimet shqisore, te përvoja a te praktika. Empirizmi në mjekësi. Shfaqje empirizmi. Në empirizmin e tij ka mjaft të vërteta. Empirizëm foshnjarak.
EMPIRÍK,~E mb. Që lidhet me empirizmin, i empirizmit; që mbështetet në empirizëm, që karakterizohet nga empirizmi. Filozofi empirike. Metodë empirike. Këndvështrim empirik. Pikëpam…
Shfaq përkufizimin e plotë →EMPIRÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Aspekti empirik i një çështjeje, ana empirike e këndvështrimit të një objekti. I orientuar më shumë kah empirikja. Aftësia e tij për të përzier …
Shfaq përkufizimin e plotë →EMPIRIKÍSHT ndajf. Në mënyrë empirike, duke përdor metodën empirike. Nuk mund të konstatohet empirikisht. Një përgjigje që teorikisht është bindëse dhe empirikisht e saktë. Çdo thë…
Shfaq përkufizimin e plotë →EMPIRIOKRITICÍZ/ËM,~MI m., filoz. Rrymë filozofike e cila synon të analizojë faktet në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes shqisave dhe në të njëjtën kohë të përcaktojë në mënyrë kriti…
Shfaq përkufizimin e plotë →EMPIRÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. filoz. Ithtar i empirizmit, ai që bazohet te përvoja e praktika si burim i dijes. Ai shfaqet herë si empirist, herë si racionalist. Asnjë filozof seri…
Shfaq përkufizimin e plotë →EMPIRÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz. Ithtare e empirizmit, ajo që bazohet te përvoja e praktika si burim i dijes.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë