Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EMISIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e një programi të radios a të televizionit. Emisioni i lajmeve. Emision muzikor. Emision televiziv. Emisioni yt i parë në radio. Emisionet e mbrëmjes (e mëngjesit). Emision për fëmijët. Programi i emisioneve. Do të kem një emision timin.
2. kryes. fin. Monedhat, kartëmonedhat, letrat me vlerë, pullat e postës etj. që vihen njëherësh në qarkullim. Emision bankar. Emision aksionesh. Emision pullash. Është realizuar një emision i ri i kartëmonedhave të prerjeve të ndryshme. Bankë emisioni bankë që ka të drejtë të nxjerrë kartëmonedha. Vihet në qarkullim një emision i ri.
3. fiz. Valë, dritë, sinjale etj. që nxirren jashtë a që çlirohen nga një trup dhe përhapen. Emision drite (energjie). Emision elektronesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë