Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EMFÁZ/Ë,~A f. 1. let. Shprehësi e theksuar emocionuese në të folur a në të shkruar. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë. Metoda për të dhënë emfazë.
2. gjuh. Theksim i veçantë i një fjale a i disa fjalëve për ta bërë më të qartë a më të rëndësishëm kuptimin. Ku po na shpie vallë kjo emfazë mbi të drejtat e pronësisë. Shkrime të lexuara me emfazën e duhur. Ai bën përsëritje për emfazë.
3. Përdorim i tepruar i stilit të lartë në ligjërim. Shqiptoj me emfazë. Emfaza shfaqet kur duam t’u imponohemi të tjerëve. Nuk mund të përdorë vend e pa vend një emfazë.
✱Sin.: shprehësi, theksim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë