Fjalori
EMETOHET

EMET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv., fiz., biol. Përhapet; çlirohet. Emetohen rreze (thërrmija, elektrone). Emetohet energji.
2. pës. e EMETÓJ. Pullat që do të emetohen gjatë vitit 2023. Rrezet ultravjollcë (UV) që emetohen nga dielli. Aktualisht në Shqipëri emetohen Bono Thesari nga qeveria.
Sin.: përhapet, lëshohet, çlirohet, nxirret, prodhohet.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.