Fjalori
EMËRUES

EMËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT mat. Numri i poshtëm i një thyese që tregon se në sa pjesë është ndarë një njësi. Emëruesi i thyesës. Kthejemëruespërbashkët. Krahasimi i thyesave me emëruesndryshëm.
Gjej një emëruespërbashkët (me dikë) libr. i sheshoj mospajtimet me dikë, i rrafshoj kundërshtitë; i përputh mendimet me të dhe merrem vesh, pranojnjëjtën gjë a të njëjtën mënyrë veprimi si ai; i vë (i sjell) në një emëruespërbashkët. Ka një emëruespërbashkët (me dikë a me diçka) libr. ngjan me një tjetër a përputhet plotësisht me të, bashkohet në të njëjtën vlerë, tipar, qëllim, veprim etj. I vë (i sjell) në një emëruespërbashkët libr. sheshoj mospajtimet a dallimet ndërmjet dy vetave, dy palëve, dy gjërave etj., rrafshoj kundërshtitë ndërmjet tyre; gjej një bazëpërbashkët për marrëveshje; e bëj diçkangjashme me një tjetër nga një pikëpamje; gjej një emëruespërbashkët.

EMËRUES

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.