Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EMËRÓR,~E mb. 1. Që përmban një varg emrash. Listë emërore. Treguesi emëror.
2. fin. Që bëhet a që jepet në emër të dikujt. Depozitë emërore. Çek emëror.
3. gjuh. Që lidhet me emrin, i emrit; që ka vlerën e emrit; që ka në përbërjen e vet një emër si pjesë kryesore. Mbaresat emërore. Përdorim emëror. Kallëzues emëror. Fjali emërore.
4. gjuh. ~E Që lidhet me rasën e parë të lakimit në gjuhën shqipe. Rasa emërore. Emrat ‘djali, vajza, qeni, macja, tavolina, tavani’ janë në rasën emërore.
EMËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Rasa emërore. Emërore e shquar (e pashquar). Emërorja e emrit. Kryefjala zakonisht shprehet me emër në emërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë