Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ELEMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. spec. Pjesë përbërëse e diçkaje; njësi. Elementet e ndërtesës. Elementet e aparatit (e makinës, e motorit). Elementet e antenës. Elementet e trekëndëshit. Pasoja është element përbërës i veprës penale.
2. kim. Lëndë e thjeshtë që nuk mund të ndahet në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element kimik. Element radioaktiv. Sistemi periodik i elementeve. Klasifikimi i elementeve. Në bërthamën e tij ky element përmban një proton.
3. filoz. Secila nga katër pjesët përbërëse të natyrës (toka, ajri, uji, zjarri), që sipas filozofëve të Greqisë së lashtë janë baza e sendeve dhe e dukurive të gjithësisë. Asnjë element natyror nuk mund të ishte Shkaku i Parë. Besimi tradicional i grekëve te katër elementet. Elementi themelor i krijimit duhej të ishte uji.
4. fiz. Mekanizëm i posaçëm që prodhon rrymë të dobët elektrike duke shfrytëzuar energjinë kimike. Element galvanik pilë. Element i thatë.
5. libr., vet. sh. Njohuritë fillestare të një fushe të dijes, të artit, të teknikës etj. Elementet e algjebrës. Elementet e muzikës (të pikturës). Elementet e vizatimit teknik.
6. sh. ~Ë, ~ËT Person, përfaqësues i një shtrese a i një klase të caktuar shoqërore. Element që ka shumë talent. Elementë me të ardhme.
7. Tipar dallues a i domosdoshëm i diçkaje. Element shprehës. Element i domosdoshëm. Element simbolik. Elemente të krijimit epik të kënduar.
8. vet. sh. Forcat që veprojnë në natyrë. Elementet e natyrës. Elementet kryesore për jetën e njeriut.
✱Sin.: pjesë, njësi, person, tipar, përbërës.
ELEMENTÁR,~E mb. 1. spec. Që përmban vetëm një element, i thjeshtë. Grimcë elementare. Trup elementar.2. Që ka të bëjë me njohuritë e para, që përmban dije fillestare për diçka. Ar…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë