Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ELEKTROSHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Goditje elektrike me voltazh të lartë kryesisht në tru që përdoret si trajtim mjekësor, por edhe për të shkaktuar dhimbje ose si mjet ekzekutimi. Si funksionon terapia me elektroshok. Elektroshoku kundër qelizave kancerogjene. Tortura me elektroshok, më e rënda që ka bërë regjimi. Elektroshoku konsiderohet armë dhe ndalohet shitja e paautorizuar e tij.
ELEKTRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised. Energji elektrike. Tel elektriku. Çelës elektriku. Sahat elektriku. Ndriçohet (punon) me elektrik.2. Mjet i vogël ndriçimi me trajta të ndryshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRÍK,~E mb. 1. fiz. Që lidhet me elektricitetin, i elektricitetit; që ka elektricitet. Energji (rrymë) elektrike. Ngarkesë elektrike. Shkarkim elektrik. Fusha elektrike. Shkënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Veprimi ose gjendja kur elektrizoj diçka ose elektrizohem. Elektrizimi i një shufre ebaniti me fërkim. Elektrizimi i flokëve. Elektrizimi i trupav…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fiz. I jap diçkaje ngarkesë elektrike. Elektrizon atmosferën (një trup). Elektrizon pozitivisht (negativisht). Era i elektrizon flokët.2. fig., libr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRO- fjalëform., spec. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin “elektrik” (p.sh.: elektroanalízë; po ashtu elektrokardiográmë, elektromagnét, elektromotór, elektroshtëpiá…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTROÁUT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Teknik i mirëmbajtjes dhe rregullimit të sistemit elektrik të automjeteve. Kursi profesional për elektroaut. Elektroaut për automjete elektrike. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Pjesa e një përcjellësi të ngurtë nga hyn ose nga del rryma elektrike; secili nga dy përcjellësit që zhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTROLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET kim., fiz. 1. Substancë (acid, bazë, kripë) që zbërthehet në jone kur tretet në ujë ose në tretës të tjerë të përshtatshëm. Matjet e elektrolitit. Kali…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Çdonjëra prej grimcave më të imëta elementare me ngarkesën më të vogël elektrike negative, që sillet rreth bërthamës së atomit dhe që vepron si bart…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELÉKTRUM,~I m. 1. Lloj minerali aliazh i arit me argjendin. Elektrumi u përdor për të prerë disa nga monedhat e para. Elektrumi, monedha e parë në botë. Procesi i rafinimit për nda…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë