Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ELEKTRÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised. Energji elektrike. Tel elektriku. Çelës elektriku. Sahat elektriku. Ndriçohet (punon) me elektrik.
2. Mjet i vogël ndriçimi me trajta të ndryshme i pajisur me bateri e me një llambë. Elektrik dore (xhepi). I ndërroj llambën elektrikut. Ndez (shuaj) elektrikun. Mbaj me vete një elektrik.
3. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje peshqish. Elektrik deti (zool., bised.) peshk elektrik.
ELEKTRÍK,~E mb. 1. fiz. Që lidhet me elektricitetin, i elektricitetit; që ka elektricitet. Energji (rrymë) elektrike. Ngarkesë elektrike. Shkarkim elektrik. Fusha elektrike. Shkëndijë elektrike. Hark elektrik. Tregu elektrik.
2. Që prodhon elektricitet. Central elektrik. Pilë elektrike. Gjenerator elektrik. Stacion elektrik.
3. Që shërben për të përcjellë elektricitetin. Tel (rrjet) elektrik. Çelës elektrik. Përçues elektrik. Kabëll elektrik.
4. Që punon me elektricitet. Dritë elektrike. Llambë elektrike. Pajisje elektrike. Tren elektrik. Sobë (fshesë) elektrike. Karrige elektrike karrige që përdoret për të ekzekutuar të dënuarit me vdekje.
5. Që merret me studimin e elektricitetit. Inxhinier elektrik.
6. Që merret me zbatimin e projektit elektrik të një pajisjeje, ndërtese etj. Teknik elektrik.
ELEKTRICÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Teknik që vendos ose rregullon pajisje dhe aparate elektrike. Elektricisti i uzinës. Puna e elektricistit. Duhen disa elektricistë për instalimin e pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Veprimi ose gjendja kur elektrizoj diçka ose elektrizohem. Elektrizimi i një shufre ebaniti me fërkim. Elektrizimi i flokëve. Elektrizimi i trupav…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. fiz. I jap diçkaje ngarkesë elektrike. Elektrizon atmosferën (një trup). Elektrizon pozitivisht (negativisht). Era i elektrizon flokët.2. fig., libr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRO- fjalëform., spec. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin “elektrik” (p.sh.: elektroanalízë; po ashtu elektrokardiográmë, elektromagnét, elektromotór, elektroshtëpiá…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTROÁUT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Teknik i mirëmbajtjes dhe rregullimit të sistemit elektrik të automjeteve. Kursi profesional për elektroaut. Elektroaut për automjete elektrike. M…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Pjesa e një përcjellësi të ngurtë nga hyn ose nga del rryma elektrike; secili nga dy përcjellësit që zhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTROLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET kim., fiz. 1. Substancë (acid, bazë, kripë) që zbërthehet në jone kur tretet në ujë ose në tretës të tjerë të përshtatshëm. Matjet e elektrolitit. Kali…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiz. Çdonjëra prej grimcave më të imëta elementare me ngarkesën më të vogël elektrike negative, që sillet rreth bërthamës së atomit dhe që vepron si bart…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELEKTRONÍK,~E mb., spec., fiz. 1. Që ka të bëjë me elektronet a me elektronikën; që prodhohet nga rryma e elektroneve. Aparat elektronik. Sistem elektronik. Qarku elektronik. Fjalo…
Shfaq përkufizimin e plotë →ELÉKTRUM,~I m. 1. Lloj minerali aliazh i arit me argjendin. Elektrumi u përdor për të prerë disa nga monedhat e para. Elektrumi, monedha e parë në botë. Procesi i rafinimit për nda…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë