Fjalori
ELB

ELB,~I m. 1. bot. (lat. Horduem europium, Horduem vulgare) Bimë barishtore njëvjeçare me kalli si të grurit, por me thekë më të gjatë, që mbillet zakonisht për tagji, për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj.; kokrrat e kësaj bime. Arë me elb. Elb për birrë. Elb pranveror (vjeshtor). Elb vendi. Kalli elbi. Bukë elbi. Kafe elbi. Mbjell elb. Korr elbin.
2. Pjesë e parëemërtimepathjeshta për llojendryshme elbi. Elb bregdetar (lat. Horduem maritinum) halëbreshkëz. Elb dyrreshtor (distik) (lat. Hordeum distichon) lloj elbi që e ka kallirin me dy radhë kokrrash dhepërdoret zakonisht për prodhimin e birrës. Elb i egër (lat. Horduem spontaneum) bar me kalli si të elbit dyrreshtor, që është i dëmshëm edhe për bagëtinë. Elbi i miut.


Rezultate të ngjashme

ELBÁK,~E mb. Që lidhet me elbin ose që përbëhet nga elbi, i elbit. Qull elbak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBANÍK,~U m. Byc, elbth. I kishte dalë elbaniku. Elbanik te qepalla sipër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBAZÉ,~JA f. sh. ~, ~TË vjet. Erashkë. Gjethja merr formën e një elbazeje. Tundte elbazenë dhe shikonte nga dritarja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÉLBJE mb. 1. Që ngjan me një kokërr elbi. Makarona elbje.2. Që piqet në një kohë me elbin (për një lloj dardhe). Dardhë elbje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Elbore. Kaloi në elbnajë. E kishte mbjellë prapë elbnajën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBÓR,~E mb. 1. Që është mbjellë me elb. Tokë elbore. Arat elbore në fillim të fshatit. 2. Elbje. Dardhë elbore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Arë a tokë e mbjellë me elb. Shko tek elborja. Toka mbi elboren. Korri elboren. Sin.: elbërishte, elbishtë, elbnajë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ELBTH,~I m. Puçërr me qelb sa një kokërr elbi që del në kapakun e syrit, kath, byc.Sin.: kath, byc, elbanik, grurth.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÉLBTË (i, e) mb. Që bëhet prej elbit. Bukë e elbtë. Qull i elbtë për fëmijën. Çaj i elbtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ÉLBËSE mb. Elbje. Dardhë elbëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.