Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKZISTENCIALÍZ/ËM,~MI m., filoz. Drejtim filozofik i përqendruar në analizën e ekzistencës së njeriut si individ në kërkim të kuptimit dhe mënyrës së përveçme të qenies, i lirë për të zgjedhur të ardhmen e vet e duke marrë përgjegjësi për këto zgjedhje; let. art. drejtim në letërsi e në arte që mbështetet në këtë rrymë filozofike. Në qendër të teorisë së tij të ekzistencializmit. Ekzistencializmi është humanizëm. Pas një periudhe të mbizotërimit të ekzistencializmit. Lirizmi i ekzistencializmit.
EKZISTENCIÁL,~E mb. Që lidhet me ekzistencën, i ekzistencës; që është karakteristik për ekzistencën. Parimi ekzistencial. Probleme ekzistenciale. Lufta për demokraci do të jetë ekz…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTENCIALÍSHT ndajf. Nga pikëpamja ekzistenciale. Ekzistencialisht populli do të pësonte një traumë. Vuajnë ekzistencialisht për mjedise pune. Për të mbrojtur ekzistencialisht j…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTENCIALÍST,~E mb. Që lidhet me ekzistencializmin, i ekzistencializmit; që ndjek a përkrah ekzistencializmin; që është karakteristik për ekzistencializmin. Filozofia ekzistenci…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTENCIALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar i ekzistencializmit. Ekzistencialist i këtij shekulli. Parafrazojnë ekzistencialistin gjerman. Të kujtojmë ekzistencialistin e njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTÉNC/Ë,~A f., libr. 1. Të qenët e dikujt a të diçkaje; të ekzistuarit. Ekzistenca e botës. Ekzistenca e planetëve. Ekzistenca e njeriut. Nuk e ka konfirmuar ekzistencën e saj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTÉNT,~E mb. Ekzistues. Buxhet ekzistent. Partitë ekzistente. Është ekzistent edhe në shoqërinë tonë. Njohuritë i ka ekzistente vetëm në letër. Identiteti etnik është ekzistent…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. filoz. Gjendja kur ekzistoj ose jetoj. I hapi shteg ekzistimit dhe pasurimit të vet shpirtëror. Faktori vendimtar që kushtëzonte ekzistimin. Procesi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZIST/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. libr. Jam, jetoj. Nuk ekzistoj dot pa ty. Ka ekzistuar që nga lashtësia. Dyshoj, prandaj ekzistoj. 2. vet. v. III Është në të vërtetë. Ekziston bota. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZISTÚES,~E mb., libr. Që është në të vërtetë, që ekziston. Kuadri ekzistues. Mendësitë ekzistuese. Tradita ekzistuese. Rendi i sotëm ekzistues. Për standardizimin e terminologjis…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë