Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKZÁKT,~E mb. I saktë, i përpiktë. Adresat e tyre ekzakte. Dokumenti ekzakt i regjistrimit. Për t’u evidentuar sa është sasia ekzakte. Koha ekzakte e goditjes. Rrethanat ekzakte të zhdukjes së tij nuk dihen. Shkenca ekzakte shkencat që përdorin metoda matematikore në studimet e tyre, kryesisht ato natyrore.
EKZÁKTË (i, e) mb., libr. Ekzakt. Përcaktimi i ekzaktë i identitetit. Kopje e ekzaktë. Përbërësit e ekzaktë. ✱Sin.: i saktë, i përpiktë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZAKTËSÍ,~A f. Saktësi, përpikëri. Nuk mund të dihet me ekzaktësi. Ekzaktësi matematikore. Ju e dini me ekzaktësi se ç’mendojnë ato. Nuk mund të flasim me ekzaktësi për pasojat.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKZAKTËSÍSHT ndajf. Me saktësi, saktësisht. Dhe ndodhi ekzaktësisht ashtu. Është planifikuar të ndërtohet ekzaktësisht në atë zonë. Po skicon ekzaktësisht të njëjtin skenar. Është …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë