Fjalori
EKZAGJERUAR

EKZAGJERÚAR (i, e) mb. është tepruar, që është ekzagjeruar. Numri i dhënë nga qeveria është i ekzagjeruar. Ka bërë një interpretimekzagjeruar. Akuzat janë të ekzagjeruara. Pretendime të ekzagjeruara.
Sin.: i zmadhuar, i tepruar, i fryrë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: EKZAGJEROJ
EKZAGJEROJ

EKZAGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E paraqit diçka më të madhe nga ç’është, e zmadhoj shumë. I ekzagjeron vështirësitë. E ka zakon t’i ekzagjerojë gjërat. Karikatura ekzagjeron te një individ një karakteristikë. Të mos e ekzagjerojmë shqetësimin.
Sin.: zmadhoj, teproj, fryj.


Rezultate të ngjashme

EKZAGJERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur ekzagjeroj diçka; veprimi dhe gjendja kur ekzagjerohet diçka. Ekzagjerimi i rezultatit. Një prirje e lehtë për ekzagjerim. Një …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►EKZAGJER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EKZAGJERÓJ. Të zbutej e jo të ekzagjerohej dallimi mes gjinive. Nuk kishte përse të ekzagjerohej. Shifrat ekzagjerohen me q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKZAGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E paraqit diçka më të madhe nga ç’është, e zmadhoj shumë. I ekzagjeron vështirësitë. E ka zakon t’i ekzagjerojë gjërat. Karikatura ekzagjer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKZAGJERÚES,~E mb. Që e zmadhon shumë diçka, që ekzagjeron. E quajtën ekzagjerues. Një person ekzagjerues. Qasje ekzagjeruese. Sin.: zmadhues, teprues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKZAGJERÚESHËM ndajf. Në mënyrë të tepruar, në mënyrë të ekzagjeruar. Do të vetëkënaqet ekzagjerueshëm. Ka kapërcyer ekzagjerueshëm ish-kolegë. Qeshnin ekzagjerueshëm sikur të njih…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.