Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKUILIBRÚAR (i, e) mb., libr. 1. Që është në gjendje ekuilibri, që është ekuilibruar; kund. i çekuilibruar. Gjendje e ekuilibruar. Ekonomi e ekuilibruar. Forca të ekuilibruara në fushë. Lojë e ekuilibruar. Arritja e marrëdhënieve të ekuilibruara.
2. fig. Që mendon e vepron me maturi. Është një vajzë më e ekuilibruar se unë. Ishte ndër njerëzit më të ekuilibruar që kisha njohur. Komision i ekuilibruar.
3. fig. Që ka një gjendje normale mendore a psikike. Personalitet i ekuilibruar. Qëndrim i ekuilibruar. Dukej i ekuilibruar pas terapisë.
✱Sin.: i baraspeshuar, i harmonizuar, i drejtpeshuar, i qëndrueshëm, i matur.
EKUILIBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. spec. Vë në baraspeshë, mbaj a sjell në ekuilibër; baraspeshoj; kund. çekuilibroj. Ekuilibroj peshoren. Ekuilibroj trupin. Ekuilibroj forcat. Ekuilibronin forcat e erës me muskujt e tyre. Aktor mediatik që ekuilibronte disa pushtete. Do të ekuilibronte natyrën radikale të fitimtarit.
2. fig. Vë diçka në gjendje qëndrueshmërie a harmonie; kund. çekuilibroj. Ekuilibroi tregun. Të ekuilibronte sa të ishte e mundur konfliktet. Madje të ekuilibronte edhe urrejtjet.
✱Sin.: baraspeshoj, harmonizoj, drejtpeshoj.
EKUILIBRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ekuilibroj dy gjëra ose kur ekuilibrohem; kund. çekuilibrim. Ekuilibrim i kërkesë-ofertës. Është pasur parasysh ekuilibrimi i këtyre aspekt…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBRÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i zoti në lojërat e ekuilibrit; akrobat që bën lëvizje të cilat kërkojnë drejtpeshim. Ekuilibristi në cirk mbi një fije teli. Ekuilibristi…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBRÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e zonja në lojërat e ekuilibrit; akrobate që bën lëvizje të cilat kërkojnë drejtpeshim. Ekuilibristja e Cirkut të Tiranës. Kostumi i e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKUILIBR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbaj veten në ekuilibër ose në drejtpeshim; kund. çekuilibrohem. Për të më mësuar të ekuilibrohem. Do shumë kurajë të ekuilibrohesh. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. spec. Vë në baraspeshë, mbaj a sjell në ekuilibër; baraspeshoj; kund. çekuilibroj. Ekuilibroj peshoren. Ekuilibroj trupin. Ekuilibroj fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBRÚES,~E mb. Që ekuilibron, që siguron ekuilibrin; kund. çekuilibrues. Trajtim ekuilibrues. Faktor ekuilibrues. Element ekuilibrues. Ka luajtur një rol ekuilibrues. Figurë ek…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që siguron një ekuilibër mes palëve në konflikt. Ekuilibruesi virtuoz. Luante rolin e një ekuilibruesi të Evropës. Ekuilibruesi politik.2. Ekuili…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILIBRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të arrijë një gjendje ekuilibri, që mund të ekuilibrohet; kund. i çekuilibrueshëm. Karakter i ekuilibrueshëm. Financat e skuadrave janë të …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKUILÍB/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT libr. 1. Baraspeshë; kund. çekuilibër. Ekuilibër i qëndrueshëm. Ekuilibër fizik (kimik). Ekuilibri i sferës. Ekuilibri i forcave.2. Qëndrim pingul i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë