Fjalori
EKSTREMIZOJ

EKSTREMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E çoj një qëndrim, veprim, pikëpamje etj. deriekstrem, përskajoj. Të mos i ekstremizojmë masat. Partia ekstremizon qëndrimin. Opozita po e ekstremizon situatën. Ka ekstremizuar qëndrimin ndaj parlamentit.


Rezultate të ngjashme

EKSTRÉM,~E mb., libr. 1. Skajor, i skajshëm; i tejmë. Kufiri (caku) ekstrem. Pika ekstreme.2. Që kalon çdo masë, që s’ka ku të shkojë më tej. Veprim ekstrem. Dënim ekstrem. 3. Ekst…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTRÉM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Pjesa më e fundit e diçkaje, skaji. E çoi në ekstrem. Kalon nga njëri ekstrem te tjetri. Ekstremet puqen (fig.). Në ekstremin veriperëndimor të v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMÍSHT ndajf. Në mënyrë ekstreme; skajshmërisht. Dukesh ekstremisht bukur. Në përmasa ekstremisht më të vogla. Jetesa në një vend ekstremisht të varfër. Ka ndryshuar ekstremis…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMÍST,~E mb., libr. Që lidhet me ekstremizmin, që karakterizohet nga ekstremizmi; i ekstremizmit. Grupe (qarqe, parti) ekstremiste. Gazetë ekstremiste. Politikë ekstremiste. Q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ai që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasues dhe përkrahës i ekst…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ajo që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasuese dhe përkrahëse…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ekstrem. Ekstremiteti i përplasjeve. Në thelb i dënoj të dyja ekstremitetet. Thirrja për heqje dorë nga ekstremitetet. S’duhet kaluar në ekstremite…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ekstremizoj diçka ose kur ekstremizohem. Ekstremizimi i së djathtës. Ndikimi i rrjeteve sociale në ekstremizim. Ekstremizimi i situatës. R…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMIZÚAR (i, e) mb. Që kanë çuar në ekstrem veprimet e tyre, që janë ekstremizuar. Të rinj të ekstremizuar. Lufta politike e ekstremizuar për pushtet. Opozita është e ekstremiz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

EKSTREMÍZ/ËM,~MI m., libr. Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve të skajshme, sidomos në politikë. Ekstremizmi i majtë. U përfshi në lëvizje të ekstremizmit të djathtë. Kundërshtar …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.