Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSTRÉM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Pjesa më e fundit e diçkaje, skaji. E çoi në ekstrem. Kalon nga njëri ekstrem te tjetri. Ekstremet puqen (fig.). Në ekstremin veriperëndimor të vendit. Egoja në ekstremin e tij manifestohet si psikozë.
2. Lëvizje politike me qëndrime të skajshme; ekstremizëm. Partitë e ekstremit të majtë. Aleancë me ekstremin e djathtë. Do të vazhdojnë të ngrihen nga ekstremi i majtë.
EKSTREMÍSHT ndajf. Në mënyrë ekstreme; skajshmërisht. Dukesh ekstremisht bukur. Në përmasa ekstremisht më të vogla. Jetesa në një vend ekstremisht të varfër. Ka ndryshuar ekstremis…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMÍST,~E mb., libr. Që lidhet me ekstremizmin, që karakterizohet nga ekstremizmi; i ekstremizmit. Grupe (qarqe, parti) ekstremiste. Gazetë ekstremiste. Politikë ekstremiste. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ai që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasues dhe përkrahës i ekst…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që ka pikëpamje tepër të skajshme për diçka, ajo që e kalon çdo masë në gjykimet, në mendimet e në veprimet e veta; pasuese dhe përkrahëse…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ekstrem. Ekstremiteti i përplasjeve. Në thelb i dënoj të dyja ekstremitetet. Thirrja për heqje dorë nga ekstremitetet. S’duhet kaluar në ekstremite…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ekstremizoj diçka ose kur ekstremizohem. Ekstremizimi i së djathtës. Ndikimi i rrjeteve sociale në ekstremizim. Ekstremizimi i situatës. R…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. E çoj një qëndrim, veprim, pikëpamje etj. deri në ekstrem, përskajoj. Të mos i ekstremizojmë masat. Partia ekstremizon qëndrimin. Opozita …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMIZÚAR (i, e) mb. Që kanë çuar në ekstrem veprimet e tyre, që janë ekstremizuar. Të rinj të ekstremizuar. Lufta politike e ekstremizuar për pushtet. Opozita është e ekstremiz…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMIZÚES mb. Që lidhet me ekstremizmin, që është karakteristik për ekstremizmin; që ekstremizon. Presion ekstremizues. Revista formulon një përgjithësim ekstremizues. Nota ekst…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSTREMÍZ/ËM,~MI m., libr. Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve të skajshme, sidomos në politikë. Ekstremizmi i majtë. U përfshi në lëvizje të ekstremizmit të djathtë. Kundërshtar …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë