Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSPOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Paraqit diçka (vepra arti, botime, mallra etj.) në ekspozitë. Ekspozoj prodhime bujqësore në panair. Piktori ekspozon në Galerinë e Arteve. Ekspozoi dorëshkrimet origjinale të shkrimtarit. Muzeu ka ekspozuar objektet e dhuruara nga të afërmit.
2. Vë diçka në një vend të dukshëm a në një vitrinë për ta parë të tjerët; e vë diku që të bjerë në sy. Ekspozoj mallrat (në dyqan). Ekspozoj librat. Ekspozoj lodrat për fëmijë.
3. Zbuloj diçka të mbuluar. Ushtria ekspozon armët e veta. Një studim ekspozon pabarazinë gjinore në këshillat bashkiakë. Ekspozoi padrejtësitë dhe të metat e sistemit global.
4. fig., libr. Përfush. Ekspozoj një program pune. E ekspozoi keqas para të tjerëve. Portretin e vajzës nuk do ta ekspozojmë.
✱Sin.: paraqit, zbuloj, shtjelloj.
EKSPOZ/É,~JA f. sh. ~, ~TË Paraqitje. Bëri një ekspoze të shkurtër të veprës. Në ekspozetë e tyre telegrafike. E falënderoj ministrin e Jashtëm për ekspozenë e tij. Dëgjova me vëme…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ekspozoj diçka ose kur ekspozohem. Monumenti është nxjerrë jashtë ekspozimit. Koha e ekspozimit të filmit ndaj dritës. Ekspozim ndaj risku…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZITÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vend i posaçëm ku paraqiten kafshë, shpendë, prodhime etj., për t’i reklamuar para shikuesve a blerësve. Këqyra një ekspozitor me veshje. Ekspozitor i …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tërësia e veprave të arteve figurative, e botimeve, e gjedheve të prodhimeve të ndryshme etj. të vendosura diku për t’u parë nga njerëzit; vendi (ndërt…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKSPOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përfushem. Vendi nuk mund t’i ekspozohet një rreziku të tillë. Rreziqet e tymit të duhanit kur ekspozohen fëmijët. 2. pës. e EKSPOZÓJ. …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÚAR (i, e) mb. Që është paraqitur në ekspozitë, që është ekspozuar. Kryevepër e ekspozuar. Abetarja e ekspozuar në muzeun e njohur. Person i ekspozuar politikisht. Shampo për…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÚES,~E mb. Që paraqet në ekspozitë, që ekspozon. Qendra ekspozuese e pasurisë kulturore. Hapësirë ekspozuese. Frigorifer ekspozues për ëmbëlsira. Roli ekspozues i muzeut. Pan…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që paraqet në ekspozitë. Broshura e ekspozuesit. Ekspozuesi i radhës në panair. Ekspozuesi është njohur me rregullat e ekspozimit. Ekspozuesit vendosi…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPOZÚESH/ËM (i), ~ME (e) Që mund të ekspozohet. Ky mozaik nuk është gjithë kohës i ekspozueshëm. Rajon i ekspozueshëm ndaj ndikimeve të jashtme. Nuk duhet të jenë të ekspozueshëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë