Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSPORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur eksportoj diçka ose kur eksportohet; kund. importim. Eksportimi i mallrave. Eksportimi i prodhimeve bujqësore (industriale). Eksportimi i drurit të arrës. Ka edhe eksportim jo të kontrolluar nga shteti. Eksportimi i kapitalit. ek. Eksportimi i ideve. Plani i eksportimit.
2. kryes. sh. Mallrat që nxirren jashtë shtetit për shitje. Vlera e eksportimeve. Pesha e eksportimeve. Regjistrimi i eksportimeve. Eksportime të armëve. Eksportime të grurit.
EKSPÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shitja e mallrave a e prodhimeve të ndryshme të vendit jashtë shtetit, eksportim; kund. import. Mall (prodhime) për eksport. Plani i eksportit. Leje pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORT-IMPÓRT,~I m. sh. ~E, ~ET Shitje e mallrave të vendit jashtë shtetit dhe blerje e mallrave nga jashtë. Rregullore e regjimit të eksport-importit. Eksport-importi i armëve ng…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKSPORT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EKSPORTÓJ. Eksportohet jashtë (në shumë vende). Revolucioni nuk eksportohet. Nafta shqiptare eksportohet në shumë vende.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shes mallra të vendit jashtë shtetit; kund. importoj. Eksportojmë minerale (prodhime industriale, prodhime bujqësore). Na detyronin të eksporton…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORTÚAR (i, e) mb. Që është shitur jashtë vendit, që është eksportuar; kund. i importuar. Mashtrimi nacionalist i eksportuar nga fqinjët. Tarifë doganore për lëndën drusore të e…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORTÚES,~E mb. Që lidhet me eksportimin, që eksporton; kund. importues. Orientimi eksportues. Ndërmarrje eksportuese. Koncepti i marketingut eksportues. Përcaktimi i politikës e…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORTÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Shtet a sipërmarrje që eksporton; kund. importues. Eksportuesit e naftës (e kafesë, e sheqerit). Mbështetja e eksportuesve ul papunësinë. Eksportuesi…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që eksporton mallra, prodhime, ide etj. Eksportuesja më e madhe në botë. Eksportuesja e armëve. Historia e eksportueses. U kthye në eksportuesen…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPORTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të eksportohet; kund. i importueshëm. Produkt i eksportueshëm. Vaj i eksportueshëm. Teprica e eksportueshme. Demokracia ishte një mall i eks…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë