Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSPONÉNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mat. Tregues. Eksponent pozitiv (negativ). Eksponent thyesor. Eksponent zero. Eksponenti i fuqisë.
2. libr. Përfaqësues kryesor i një grupi njerëzish, i një organizate etj. U lidh me eksponentë të lëvizjes sonë. Ishin aty shumë eksponentë të opozitës. Zbatimi i idesë hasi në kundërshtimin e eksponentëve të nacionalizmit. Pesë eksponentë të minoritetit grek.
✱Sin.: tregues, përfaqësues.
EKSPONÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Objekt që ekspozohet në një muze, në një ekspozitë etj. Eksponate të reja. Muzeu përmban një thesar të çmuar eksponatesh. Një numër i madh i eksponateve …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPONENCIÁL,~E mb., mat. 1. Që lidhet me eksponentin, i eksponentit. Funksion eksponencial. Ekuacion eksponencial. Lidhje statistikore eksponenciale.2. Që rritet apo ulet me ritme…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë