Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSPLOZÍV,~E mb. Shpërthyes, plasës. Lëndë eksplozive. Forca eksplozive e granatës. Mbushje eksplozive. Situatat ishin potencialisht eksplozive në Veri.
EKSPLORATÓR,~E mb., libr. 1. Eksplorues. Turisti eksplorator. Në bordin e anijes eksploratore.2. si em. Ai që është eksplorues. Grupi i eksploratorëve të Polit të Jugut. Me një hel…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Eksplorues. Eksploruesi i natyrës shqiptare. Eksploruesi vetmitar. Shpella mban emrin e eksploruesit të madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur eksploroj diçka apo një vend ose kur eksplorohet diçka. Eksplorimi i Hënës. U nisën për eksplorim shkencor. Eksplorimi i hapësirës koz…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKSPLOR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EKSPLORÓJ. Një perlë ujore që pret të eksplorohet. Qyteti mund të eksplorohet lehtë në këmbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Shkoj në një vend të panjohur ose pak të njohur për vëzhgime ose për të zbuluar diçka. Eksploroj krahinat e thella. Eksploron detin. Eksp…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORÚAR (i, e) mb. Që është vëzhguar dhe zbuluar, që është eksploruar. Lënda e eksploruar gjuhësore. Fond i eksploruar. Materialet e eksploruara në vise të ndryshme. Forma të ek…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORÚES,~E mb. Që lidhet me eksplorimin, që është karakteristik për eksplorimin, që eksploron. Grup eksplorues. Anije eksploruese. E njohim si njeri eksplorues. Bëmë një udhëtim…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORÚES,~I m. sh. ~, ~IT libr. Ai që eksploron një vend. Një eksplorues i kolonive të pinguinëve. Kishte shpirtin e një eksploruesi. Një grup eksploruesish. Shpella po tërheq gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLORÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr. Ajo që eksploron një vend. Eksploruesja e Mesdheut. Eksploruesja e deteve ndalet në port. Shpëtohet eksploruesja e bllokuar në shpellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPLOZIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Shpërthim. Eksplozion demografik. Eksplozion i paparashikuar. Situatë historike në prag të eksplozionit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë