Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSPANSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjerim i kufijve a i zotërimeve të një shteti duke pushtuar tokat e vendeve të tjera; zgjerim i sferës së ndikimit dhe të sundimit ekonomik, politik, kulturor etj. të një shteti ndaj një vendi tjetër; shtrirje. Ekspansion tokësor (detar). Ekspansion ushtarak (politik, ideologjik, ekonomik). Politikë ekspansioni. Ekspansioni i kapitalizmit modern. Evropa lë pas ekspansionin amerikan.
2. Shtrirje a zgjerim i diçkaje. Gjurmë të ekspansionit janë edhe gjetjet folklorike me tematikë epike. Turizmi në ekspansion. Ekspansion i kredisë. Ekspansion monetar.
✱Sin.: zgjerim, shtrirje, pushtim.
EKSPANSIONÍST,~E mb. Që lidhet me ekspansionizmin, i ekspansionizmit. Politikë ekspansioniste. Qëllime (synime, veprime) ekspansioniste. Luftë ekspansioniste. Shtet ekspansionist.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPANSIONÍZ/ËM,~MI m. Politikë e shtrirjes së ndikimit dhe sundimit ekonomik, politik, kulturor etj. në vende të tjera; politikë e ekspansionit. Përfshirje në ekspansionizëm të rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSPANSÍV,~E mb. Që synon shtrirjen, zgjerimin; që priret të zgjerohet. Beton ekspansiv. Të menduarit ekspansiv. Potencial ekspansiv. Programi ekspansiv bërthamor. ✱Sin.: zgjerues,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë