Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKSIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxis te dikush një gjendje entuziazmi ose ndjesi të forta mendore a fiziologjike. Eksitoj një arsyetim tjetër. E eksitonin tingujt e muzikës. Eksiton diskutimet jashtë rendit të ditës. Më eksitoi shorti i Shqipërisë.
2. Nxis a shkaktoj te dikush ndjesi seksuale. E eksitoi me ato lëvizje.
3. fiz., kim., biol. Nxit, ngacmoj, stimuloj elektronet, qelizat e sistemit nervor etj.
✱Sin.: nxis, ngacmoj, stimuloj.
EKSITÚES,~E mb. 1. Që nxit ndjesi të forta mendore a fiziologjike, që eksiton. Bar (ilaç) eksitues. Ishte eksitues mendimi i të mbarturit atë aromë. Projekt eksitues. 2. Që shkakto…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSITÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të nxitet të përjetojë ndjesi të forta mendore a fiziologjike, që mund të eksitohet. Magnezi forcon sistemin nervor të foshnjave të eksitueshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKSITÚESHËM ndajf. Në mënyrë eksituese. Vishen eksitueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë