Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKRANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kinem. E përshtat dhe e kthej në film një vepër artistike të një lloji tjetër. Ekranizoj një roman (një tregim). Ekranizoj një dramë (një operë, një balet). Ai do të ekranizojë një vepër.
2. Krijoj një vepër televizive ose kinematografike dhe e shfaq në ekran. Regjisori ekranizon sfidat e gazetarit investigativ. Ekranizoi makabritetet e burgut. Aktori ekranizoi heroin që qëlloi mbi Perandorin. Ekranizoi ndeshjen e parë e parë televizive ndërkombëtare. Ekranizoi gjyshin mu në mes të odës.
EKRANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kinem. Veprimi kur ekranizoj ose kur ekranizohet diçka. Ekranizimi i një vepre letrare. E drejta e ekranizimit të një libri. Një ekranizim i përkryer i …
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKRANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kinem., pës., vet. v. III e EKRANIZÓJ. Në film ekranizohet jeta e heroit. Shumë prej veprave të shkrimtarit janë ekranizuar. Romani është ekrani…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kthyer në film, që është ekranizuar. Librat e ekranizuar. Kujtime të ekranizuara. U shfaq pjesa teatrale e ekranizuar. Rastet e letërsisë së ekran…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚES,~E mb. 1. Që ekranizon, që e kthen një subjekt të caktuar në film. 2. min. Që i shtreson grimcat e mineralit sipas një madhësie të caktuar. Rol ekranizues. Materiali ekr…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚESH/ËM (i) ~ ME (e) mb. Që mund të ekranizohet, që mund të kthehet në vepër televizive a kinematografike. Personazhe të ekranizueshme. Subjekt i ekranizueshëm. Roman i ekra…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë