Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKRÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kinem. Pëlhurë e bardhë e varur në një mur mbi të cilën shfaqen filma. Ekran i gjerë. Ekran i kinemasë. Film me ekran të gjerë. Shfaqet (del) në ekran.
2. tek. Pllakë prej lënde të posaçme e vendosur në pajisje të ndryshme elektronike (televizor, kompjuter, telefon inteligjent etj.), ku shfaqen figura, të dhëna etj. Ekrani i televizorit. Ekrani i radarit. Ekran me prekje. U transmetua në ekran prej vitesh. Paralizohet para ekranit të kompjuterit. Dukej emri i telefonuesit në ekranin e celularit.
EKRANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kinem. Veprimi kur ekranizoj ose kur ekranizohet diçka. Ekranizimi i një vepre letrare. E drejta e ekranizimit të një libri. Një ekranizim i përkryer i …
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKRANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kinem., pës., vet. v. III e EKRANIZÓJ. Në film ekranizohet jeta e heroit. Shumë prej veprave të shkrimtarit janë ekranizuar. Romani është ekrani…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kinem. E përshtat dhe e kthej në film një vepër artistike të një lloji tjetër. Ekranizoj një roman (një tregim). Ekranizoj një dramë (një operë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është kthyer në film, që është ekranizuar. Librat e ekranizuar. Kujtime të ekranizuara. U shfaq pjesa teatrale e ekranizuar. Rastet e letërsisë së ekran…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚES,~E mb. 1. Që ekranizon, që e kthen një subjekt të caktuar në film. 2. min. Që i shtreson grimcat e mineralit sipas një madhësie të caktuar. Rol ekranizues. Materiali ekr…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRANIZÚESH/ËM (i) ~ ME (e) mb. Që mund të ekranizohet, që mund të kthehet në vepër televizive a kinematografike. Personazhe të ekranizueshme. Subjekt i ekranizueshëm. Roman i ekra…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKRAZÍT,~I m., kim. Lëndë plasëse që përdoret për mbushjen e bombave dhe granatave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë