Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKONOMIQÁR,~E mb., bised. 1. Që shpenzon me kujdes, me ekonomi; kursimtar; kund. dorëlëshuar. Grua ekonomiqare. Gjirokastrit ekonomiqar. Një njeri ekonomiqar. Jemi ekonomiqarë kur bëjmë pazaret. Pushime ekonomiqare.
2. si em. Njeri që shpenzon me ekonomi, kursimtar. Kemi qenë ekonomiqarë të mirë.
EKONÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Ai që merret me punët e ekonomatit ose që drejton zyrën e ekonomatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÁT,~I m., hist. Zyrë që merret me pajisjen e një administrate me materialet e nevojshme për funksionimin e saj dhe kujdeset për mirëmbajtjen e këtyre materialeve. Ekonomati i…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMETRÍ,~A m. Degë e ekonomisë që merret me zbatimin e metodave matematikore e statistikore në ekonomi. Diskutime interesante në fushë të ekonometrisë. Hyrje në ekonometri. Meto…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMETRÍK,~E mb. Që lidhet me ekonometrinë, që i përket ekonometrisë, i ekonometrisë. Përdor teknikat më të përparuara ekonometrike. Qëllimi ekonometrik është vlerësimi i paramet…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim në një rend të caktuar shoqëror. Ekonomia e lashtë. Ekonomia kapitaliste. Ekonomia feudale. Ekonomia socialiste.2. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍK,~E mb. 1. Që lidhet me ekonominë, i ekonomisë. Baza ekonomike. Rendi ekonomik. Ligj ekonomik. Reformë ekonomike. Luftë ekonomike. Gjendja ekonomike.2. Që lidhet me gjendje…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIKÍSHT ndajf. Nga pikëpamja ekonomike, sa i takon ekonomisë, në ekonomi. I fuqishëm ekonomikisht. I pavarur (i varur) ekonomikisht. Forcohemi ekonomikisht. Sundon ekonomikish…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIKO-BUJQËSÓR,~E mb. Që lidhet me anën ekonomike dhe bujqësore. Zhvillimi ekonomiko-bujqësor. Revistë ekonomiko-bujqësore. Shkolla e mesme ekonomiko-bujqësore.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIKO-FINANCIÁR,~E mb. Që lidhet me anën ekonomike dhe financiare. Edukimi ekonomiko-financiar. Auditimi ekonomiko-financiar. Plani ekonomiko-financiar. Transparenca dhe llogar…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIKO-POLITÍK,~E mb. Që lidhet me anën ekonomike dhe politike. Një realitet i ri ekonomiko-politik. Zhvillimet ekonomiko-politike. Vendi në krizë ekonomiko-politike. Alternativ…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIKO-SHOQËRÓR,~E mb. Që lidhet me anën ekonomike dhe shoqërore. Gjendja ekonomiko-shoqërore. Formacion ekonomiko-shoqëror. Zhvillimi ekonomiko-shoqëror. Revolucion ekonomiko-s…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e ekonomisë; specialist për çështjet ekonomike në një ndërmarrje etj. Ekonomist plani. Punon si ekonomist. Ka pak ekonomistë financ…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në fushën e ekonomisë; specialiste për çështjet ekonomike në një ndërmarrje etj. E firmosi buxhetin një ekonomiste. Ekonomistja tregoi pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIZÍM,~I m. Veprimi kur ekonomizoj ose kur ekonomizohet diçka. Ekonomizimi i ujit (i energjisë elektrike). Ekonomizimi i kohës. Diktati për ekonomizimin e çdo gjëje. Shkalla e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►EKONOMIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv. v. III, pës. e EKONOMIZÓJ. Të ekonomizohet e gjithë fuqia elektorale në kohën e duhur. Energjia e rinovueshme është e vështirë të ekonomi…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. E shpenzoj a e përdor diçka me ekonomi; vë diçka mënjanë, kursej. Ekonomizoj materialet (lëndën e parë). Bota e qytetëruar ekonomizonte pasurinë pyj…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIZÚAR (i, e) mb. Që është shpenzuar me ekonomi, që është ekonomizuar. Proces pune i ekonomizuar. Shpenzime sa më të ekonomizuara. Fjali të ekonomizuara. Burime të ekonomizuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim filozofik a politik që i shqyrton dukuritë shoqërore vetëm nga pikëpamja ekonomike. Të biesh në ekonomizëm. Ekonomizmi i qëndrimit të deputetit. Lufta ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë