Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKONOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim në një rend të caktuar shoqëror. Ekonomia e lashtë. Ekonomia kapitaliste. Ekonomia feudale. Ekonomia socialiste.
2. Sistemi i organizimit dhe i përdorimit të të mirave materiale në një vend, në një degë të prodhimit etj. Ekonomi e tregut (sociale e tregut). Ekonomi e vogël (e madhe). Ekonomi e planifikuar (e përqendruar). Ekonomi natyrore ekonomi zakonisht fshatare, që prodhon gjithçka për nevojat e veta dhe jo për tregun.
3. Gjendja materiale dhe financiare e një vendi, e një dege të veprimtarisë prodhuese etj. Ekonomi e zhvilluar (e prapambetur). Forcojmë ekonominë. Ekonomi shumëdegëshe. Ekonomia kombëtare. Ekonomi e pavarur. Ekonomi e planifikuar.
4. Degë e veprimtarisë prodhuese me një strukturë e organizim të caktuar. Ekonomia bujqësore (industriale, blegtorale, pyjore, ujore). Ekonomia komunale. Ekonomia industriale.
5. Tërësia e mjeteve të nevojshme për jetesë. Ekonomi shtëpiake (vjet.) lëndë mësimore për mirëmbajtjen e shtëpisë, për gatimin, për qepjen etj. Ka një ekonomi të mirë në familje.
6. Tërësia e shkencave që studiojnë marrëdhëniet në prodhim, gjendjen materiale e financiare të një vendi etj., si edhe degët e ndryshme të veprimtarisë prodhuese. Fakulteti i ekonomisë. Studion për ekonomi. Ekonomia politike shkenca që studion ligjet e prodhimit, të këmbimit dhe të shpërndarjes së të mirave materiale në shkallë të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore.
7. Rregull a masë në shpenzime; kursim. Përdor (harxhoj) me ekonomi. Bëj ekonomi kursej.
8. hist. Njësi prodhimi, sidomos në bujqësi, së bashku me mjetet dhe veglat që zotëron. Ekonomi kolektive (kooperativiste). Ekonomi ndihmëse sipërfaqe toke 1 deri 3 dynymë, që u jepej në përdorim familjeve me të ardhura të pakta.
EKONOMÍK,~E mb. 1. Që lidhet me ekonominë, i ekonomisë. Baza ekonomike. Rendi ekonomik. Ligj ekonomik. Reformë ekonomike. Luftë ekonomike. Gjendja ekonomike.2. Që lidhet me gjendje…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIQÁR,~E mb., bised. 1. Që shpenzon me kujdes, me ekonomi; kursimtar; kund. dorëlëshuar. Grua ekonomiqare. Gjirokastrit ekonomiqar. Një njeri ekonomiqar. Jemi ekonomiqarë kur …
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në fushën e ekonomisë; specialist për çështjet ekonomike në një ndërmarrje etj. Ekonomist plani. Punon si ekonomist. Ka pak ekonomistë financ…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në fushën e ekonomisë; specialiste për çështjet ekonomike në një ndërmarrje etj. E firmosi buxhetin një ekonomiste. Ekonomistja tregoi pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIZÍM,~I m. Veprimi kur ekonomizoj ose kur ekonomizohet diçka. Ekonomizimi i ujit (i energjisë elektrike). Ekonomizimi i kohës. Diktati për ekonomizimin e çdo gjëje. Shkalla e…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. E shpenzoj a e përdor diçka me ekonomi; vë diçka mënjanë, kursej. Ekonomizoj materialet (lëndën e parë). Bota e qytetëruar ekonomizonte pasurinë pyj…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim filozofik a politik që i shqyrton dukuritë shoqërore vetëm nga pikëpamja ekonomike. Të biesh në ekonomizëm. Ekonomizmi i qëndrimit të deputetit. Lufta ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Ai që merret me punët e ekonomatit ose që drejton zyrën e ekonomatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÁT,~I m., hist. Zyrë që merret me pajisjen e një administrate me materialet e nevojshme për funksionimin e saj dhe kujdeset për mirëmbajtjen e këtyre materialeve. Ekonomati i…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMETRÍ,~A m. Degë e ekonomisë që merret me zbatimin e metodave matematikore e statistikore në ekonomi. Diskutime interesante në fushë të ekonometrisë. Hyrje në ekonometri. Meto…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë