Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EKOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Kontroll mjekësor i organeve të brendshme etj. në ekranin e një aparati të posaçëm. Ekografia gjinekologjike. Ekografia morfologjike. Ekografia gjatë shtatzënisë. Me anë të ekografisë mund të ekzaminohen edhe nyjat e dyshimta nën sqetull.
2. Dokument (letër, film, disk) që përmban paraqitjen e organit etj. Printoj ekografinë. Marr me vete ekografinë. Ekzaminoj ekografinë.
EKOGRAFÍK,~E mb. Që lidhet me ekografinë, i ekografisë. Ekzaminimi ekografik. Kontrolli ekografik në javët e shtatzënisë. Sonda ekografike. Shërbime ekografike.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOGRÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. 1. Imazh i fetusit në mitër ose i një organi të brendshëm të trupit, i prodhuar nga ultrasonografia; sonogramë. Duhet të bëjnë dhe një ekogramë. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë