Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉKO,~JA f. sh. ~, ~T mjek. Ekografi. Ekoja tradicionalisht bëhet nëpërmjet lëkurës. Eko morfologjike. Eko abdominale. Më tregoi ekon. Rezultatet e ekos së barkut.
ÉKO- fjalëform., libr. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra me kuptimin “ekologjik”; p.sh. ekokatastrofë, ekosferë, ekotip etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKODÉN/G,~U m. sh. ~GJE, ~GJET Deng mbeturinash që përpunohen për t’u ricikluar. Fusha e mbushur me ekodengje. Ekodengu i parë ka plastikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOGRAFÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Kontroll mjekësor i organeve të brendshme etj. në ekranin e një aparati të posaçëm. Ekografia gjinekologjike. Ekografia morfologjike. Ekografia g…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOGRÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. 1. Imazh i fetusit në mitër ose i një organi të brendshëm të trupit, i prodhuar nga ultrasonografia; sonogramë. Duhet të bëjnë dhe një ekogramë. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOLALÍ,~A f., psik. Përsëritje pa kuptim dhe e pavullnetshme e fjalëve të dëgjuara nga dikush; çrregullim psikik i të folurit. Ekolalia si pjesë e zhvillimit të fëmijës. Ekolali e…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ekologjist. Ekologu britanik i kafshëve. Ekologu akustik. Ekologu i njohur. Ekologët e rinj. Ekologët për planin për ajër të pastër.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Ai që merret me punët e ekonomatit ose që drejton zyrën e ekonomatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKONOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim në një rend të caktuar shoqëror. Ekonomia e lashtë. Ekonomia kapitaliste. Ekonomia feudale. Ekonomia socialiste.2. Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOTÍP,~I m. sh. ~A, ~AT biol. Formë specieje që i është përshtatur një mjedisi të caktuar. Ekotipi i fidanit të sherbelës. Ekotipi më i njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →EKOZÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT biol. Zonë ku klima është e një tipi të veçantë dhe bimësia kësisoj e një tipi të veçantë. Një ekozonë që përbën një potencial shumë të madh zhvillimi. T…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë