Fjalori
EKIP

EKÍP,~I m. sh. ~E, ~ET 1. sport. Grup lojtarësh që, së bashku si njësi, zhvillojnë ndeshje a gara sportive në një lloj sporti (në një kampionat etj.). Ekipi kombëtar. Ekipi shqiptar. Ekipi i futbollit (i basketbollit, i volejbollit). Ekipi i shahistëve. Ekipi i të rinjve. Ekipi i vajzave (i djemve).
2. Grup njerëzishbëjnëbashku një detyrë a një punëcaktuar. Ekip mjekësor. Ekip gjeologësh. Ekipi i kontrollit. Anëtar (pjesëtar) i ekipit. Përgjegjësi i ekipit. Shkoi (erdhi) një ekip.
Sin.: grup, skuadër, njësi.


Rezultate të ngjashme

EKIPÓR,~E mb., sport. Që është për një ekip ose bëhet në ekip; kund. vetmor, individual. Sport ekipor. Garë ekipore. Klasifikim ekipor. Kampionati ekipor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.