Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►EGLENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv., bised. Merrem me diçka a me dikë për të kaluar kohën ose për t’u çlodhur, zbavitem. Eglendisem me vizatime. Eglendisem me fëmijët. Eglendisem me shoqet. Të eglendisemi në marrëzinë e bukur të gjërave. Eglendisemi me shakatë e gjyshit.
✱Sin.: zbavitem, argëtohem, dëfrehem, kënaqem, çlodhem.
EGLENDÍS vep., ~A, ~UR bised. Bëj që dikush të merret me dikë a me diçka për të kaluar kohën ose për t’u çlodhur, argëtoj. Eglendis fëmijën. Nuk i eglendis as me një përgjigje. Egl…
Shfaq përkufizimin e plotë →EGLENDÍSJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur eglendis dikë ose kur eglendisem. Eglendisje për të na hequr mendjen. Lodër për eglendisjen e fëmijëve. Flet deri në eglendisje. Kishim e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë