Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►EGËRS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i egër ose më i egër (për motin, për klimën, për një stinë etj.); dallgëzohet, ka dallgë të mëdha, tërbohet (për detin, për lumin etj.); kund. zbutet. U egërsua murrlani. U egërsua dimri (marsi). U egërsua deti. Lumi ishte egërsuar nga shirat.
2. vetv. Bëhem shumë i ashpër e i vrazhdë; sillem egër me dikë; zemërohem shumë; kund. zbutem. Tifozët u egërsuan gjatë ndeshjes. Turma u egërsua nga krismat. Ligjërimi publik është egërsuar së tepërmi.
3. vetv., vet. v. III Bëhet më i rreptë e më mizor. U egërsua lufta. U egërsua armiku. U egërsuan nga sulmi i djeshëm. Bota është egërsuar. Bandat janë egërsuar.
4. vetv., vet. v. III Nuk është më i afrueshëm, sillet egër (për kafshët); kund. zbutet. U egërsua qeni. Kali u egërsua para garës.
5. pës. e EGËRSÓJ. Lumi ishte egërsuar nga gjithë ata shira. Gjenerali u egërsua nga tradhtia e të vetëve.
✱Sin.: dallgëzohet, tërbohet, zemërohem, inatosem, tërbohem, ashpërsoj, egërtohet, egrohem.
EGËRS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të egër një kafshë, e bëj që të mos i afrohesh dot; kund. zbut. E egërsoi qenin (kalin). - Mos e egërso macen. Britma nga frika e egërson ariun.
2. E bëj dikë që të zemërohet shumë a të tërbohet; kund. zbut. E egërsoi kundërshtarin. Regjimi e egërsoi popullin. Gjenerata që egërsoi pushtuesin.
3. vet. v. III E bën më të ftohtë, më të ashpër (klimën a motin). Veriu e egërson motin. Shirat e shumtë e egërsuan lumin. Ngrohja globale e egërson dimrin.
✱Sin.: zemëroj, inatos, tërboj, ashpërsoj, kafshëroj, shtazëroj, egërtoj.
EGËRS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më të egër një kafshë, e bëj që të mos i afrohesh dot; kund. zbut. E egërsoi qenin (kalin). - Mos e egërso macen. Britma nga frika e egërson…
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRSÓR,~E mb., libr. Që shfaq shumë egërsi. Shpërthimi egërsor i diktatorit. Mjedis egërsor. Virusi egërsor. Sheh me një fytyrë egërsore. ✱Sin.: egëran, egërcak, i ashpër, i rrept…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë