Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EGËRSHÁN,~E mb. 1. Që sillet vrazhdë dhe ashpër; që ka pamje të egër; i rreptë. Njeri egërshan. Trima egërshanë. Rivali egërshan.
2. I egër. Trafiku egërshan. Lumi shekullor egërshan. Dallgë egërshane. Shpendë egërshanë. Ligjërimi politik egërshan.
3. si em. m. e f., poet. Sipas kuptimit të mbiemrit. Egërshani i trishtimit. Ti e ke njohur egërshanin që sulmon. Egërshani me tupan e shpreh këtë muzë.
✱Sin.: i egër, egëran, egërcak, i pazbutur, i ashpër, i papërmbajtur, i pamëshirshëm, i ftohtë.
EGËRSHÁNÍ,~A f. Sjellje që shfaq egërsi të spikatur. Egërshani e frikshme. Egërshani ballkanike. - Kur nisi kjo egërshani e tij?
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë