Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÉGËR (i, e) mb. 1. Që rron i lirë në kushte natyrore, që nuk është zbutur nga njeriu; kund. i butë. Kafshë e egër. Derr i egër. Kalë i egër. Shpend i egër. Pëllumb i egër. Rosë e egër. Bletë e egër bletë pylli.
2. Që mbin e rritet vetiu në natyrë, që nuk mbillet nga njeriu e nuk rritet nën kujdesin e tij; kund. i butë. Borzilok i egër. Dardhë (mollë, qershi) e egër. Rrush (fik, ftua) i egër. Lakër e egër. Presh i egër. Hudhër e egër. Kulpër e egër. Trëndafil i egër.
3. I paqytetëruar, i vrazhdë e i ashpër (për njerëz e fise); që jeton si në kohët e para të krijimit të shoqërisë njerëzore; parak. Njeri i egër. Fiset e egra. Zakone të egra.
4. Që është tërë male e shkëmbinj, ku nuk ka shkelur a është vështirë të shkelë këmba e njeriut; i pabanuar, i ashpër, i shkretë. Vend i egër. Male (gërxhe) të egra.
5. Që punohet me vështirësi e jep fare pak prodhim (për një vend); kund. i butë. Truall i egër. Toka të egra. Vise të egra.
6. Që është shumë i ftohtë; i ashpër (për motin, për klimën etj.); kund. i butë. Dimër i egër. Mot i egër. Klimë e egër. Stinë e egër.
7. Që është shumë i fortë e i pakëndshëm (për duhanin, uthullën etj.); kund. i butë. Duhan i egër. Uthull e egër. Raki e egër.
8. fig. Që është shumë i vrazhdë e i ashpër ndaj të tjerëve; i rreptë; kund. i butë. Njeri i egër. Zë i egër. Shikim (vështrim) i egër. Fytyrë e egër. Zakone të egra. Ligje të egra. Kanun i egër. Ishte (u bë) i egër.
9. fig. Që nuk mund t’i afrohesh dot, i ashpër e i pazbutur (për një kafshë); kund. i urtë. Kalë (ka) i egër. Mushkë e egër.
10. fig. Që nuk është i shoqërueshëm e i afrueshëm (zakonisht për njerëzit); kund. i afrueshëm. Fëmijë i egër. Është e egër.
11. fig. I përgjakshëm; i pamëshirshëm, çnjerëzor, shtazarak. Luftë e egër. Sulm i egër. Shfrytëzim i egër. Armik i egër. Britma (klithma, ulërima) të egra. Ndjenjë e egër. Dëshirë e egër. Shpifje e egër.
12. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa kafshë e bimë që rrojnë a rriten të lirë në natyrë. Dhi e egër. Mace e egër. Gjel i egër. Duhan i egër. Dushk i egër. Elb i egër. Frashër i egër. Gështenjë e egër. Kafe e egër. Kumbull e egër. Kungull i egër. Li i egër. Mel i egër. Pambuk i egër. Qershi e egër. Tërshërë e egër. Thanë e egër. Zjarri i egër (zjarri i duhanit). Vishnjë e egër.
✱Sin.: egrosh, i paqytetëruar, i pazbutur, i pazbutshëm, i vrazhdë, i ashpër, parak, i pabanuar, i shkretë, i ftohtë, i fortë, i pakëndshëm, i rreptë, mizor, i papërmbajtur, i përgjakshëm, i pamëshirshëm, çnjerëzor, shtazarak, egëran, egërcak, egërsor.
♦ *Bar i egër keq. *Dhi e egër.
EGËRÁN,~E mb. 1. I egër. Sjellje egërane. Urrejtja e tij egërane. Natyra egërane e sistemit diktatorial.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - Larg egëranit! - Mos rri me …
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRCÁK,~E mb., keq. 1. I egër (për njerëzit dhe për kafshët shtëpiake). Sytë egërcakë. Baladë egërcake. Mace egërcake. Më bënë egërcak. 2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemri…
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRCÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Vend me barëra të këqija. Ai egërcak nuk punohej. Kopshti, një egërcak dhe i harruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRÍM,~I m. Egërsim.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRLÉ,~JA f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Olea oleastër) Ulli i egër, ullastër. Egërleja në fund të rrugës. E preu egërlenë. Faqja e kodrës me egërle. ✱Sin.: ullastër, gërthac.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Egërsoj. - Mos më egëro shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRÓR,~E mb., arb. I egër. Nuk mund të ishe kaq egërore. Sjellje egërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. nj. Të qenët i egër dhe i pazbutur (për kafshët). Egërsia e tigrit. Kuajt jetonin ende në egërsi në pyll. Macja ruan ca tipare nga egërsia e dikurshme. 2…
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRTÍ,~AI f., përmb. 1. Tërësia e kafshëve të egra, egërsirat. Ka egërti në mal. I hëngri egërtia. 2. euf., përmb. Ujqit. Ra egërtia ndër dhen.
Shfaq përkufizimin e plotë →EGËRTÍ,~AII f. 1. Dora e parë e suvatimit që i jepet një muri. Presin sa të thahet egërtia. Egërtia digjet në këtë vapë. 2. Muret e një ndërtese pa suva, karabina. E la shtëpinë eg…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë