Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EFEKTÍV,~E mb., libr. 1. I frytshëm; kund. joefektiv. Kontroll efektiv. Masë efektive. Mjet efektiv. Vështirë që mendimi ynë të jetë efektiv. Kontrolli duhet të jetë më efektiv.
2. Që është aq sa sasia a masa e përcaktuar; që vepron a që ndikon si duhet; i vërtetë. Ndihmë efektive. Gjendje efektive. Vlerë efektive. Për dy ditë pune efektive.
3. zyrt. I përhershëm në një detyrë a në një punë. Ushtar (oficer) efektiv. Kuadër efektiv.
✱Sin.: i frytshëm, i vërtetë, i përpiktë, real, konkret, ndikues, i përhershëm.
EFEKTÍV,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Numri i përgjithshëm i punonjësve në një sipërmarrje a institucion, i ushtarëve a i ushtarakëve të një njësie të tillë. Efektivi i shkollës. Efektivi i ushtrisë. Efektivi i divizionit (i batalionit). Efektivët e Forcës Tokësore. Efektivët pjesëmarrës. Vendimi për efektivët e policisë. Efektivët e policisë rrugore të Tiranës. U shtua efektivi.
EFEKTIVÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të frytshme. Funksionon efektivisht. Efektivisht ligji “Për tokën” nuk është zbatuar. Efektivisht është e detyruar të punojë. Do t’u kthehet efe…
Shfaq përkufizimin e plotë →EFEKTIVITÉT,~I m., libr. Efektshmëri. Efektivitet ekonomik. Efektivitet i lartë (i ulët). Efektiviteti në luftën kundër krimit. Administrimi me efektivitet i pasurisë. Futja e maki…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë