Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
EDUKÚAR (i, e) mb. Që ka marrë edukatë; që di të sillet mirë në familje e në shoqëri; që është edukuar; kund. i paedukuar. Djalë i edukuar. Vajzë e edukuar. Të edukuar në shkollat e para në Shqipëri. Fëmijët e tij qenë të edukuar shumë mirë. Flasim me gjuhën e njerëzve të edukuar. Ishte një vogëlushe e edukuar.
✱Sin.: i arsimuar, i mësuar, i formuar, i zhvilluar, i sjellshëm, i njerëzishëm, i kulturuar.
EDUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap edukatë dikujt; kund. çedukoj. Edukon të rinjtë. Edukojnë me qindra e mijëra njerëz. E edukoj mirë. Mësuesi ta edukon fëmijën. E edukon me disiplinë. Edukon shijet e njerëzve.
2. E mësoj dikë si të sillet në familje e në shoqëri; kund. çedukoj. I edukojnë fëmijët që në vogëli. I edukonte fëmijët me qëndrueshmëri. Mënyrë veprimi që edukon shtirje.
✱Sin.: arsimoj, arsej, mësoj, formoj, zhvilloj, stërvit, brumos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë